Në vitin 1989, Vaclav Havel, ishte i rëndësishëm për rrëzimin e komunizmit në vendlindjen e tij, Çekosllovakinë. Njëzet vjet pas, Radio Evropa e Lirë i kishte kërkuar zotit Havel të kujtojë si ndodhi Revolucioni i Kadifenjtë.
Është momenti i fundit që presidentja të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që të sqarohet pika 127 e aktgjykimit të kësaj gjykate, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Radio Evropa e Lirë ka bërë një bisedë me profesorin Lul Raka, që sapo është kthyer nga Liberia, pas qëndrimit prej pesë javësh atje, i përzgjedhur si konsulent për parandalimin dhe kontrollin e Ebolës në nivel nacional.
Në intervistën për REL, Naim Rashiti, analist, tha se partitë politike në Kosovë deklarimet që i bëjnë se janë të gatshme për zgjedhje, janë vetëm gënjeshtra, sepse sipas tij, ato nuk i duan zgjedhjet.
Hulumtimi i varrezave masive në Serbi, s'përfundon me Rashkën, sepse ka informacione edhe për varreza të tjera, tha për Radion Evropa e Lirë, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Është për keqardhje që liderët e partive nuk janë të vetëdijshëm, ashtu siç nuk kanë qenë, për rolin e tyre në zhvillimin ekonomik, tha për REL, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar në një intervistë për REL, se me bllokun LAN kanë arritur marrëveshje dhe ajo pritet të nënshkruhet së shpejti.
Flora Brovina, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë për vazhdimin e seancës konstituive. Por, në një intervistë për REL, ajo thekson se pritjet e saj për vazhdimin e seancës nuk janë të mira.
Reagimet e serbëve të veriut ndaj arrestimeve e thirrjeve për intervistë të disa liderëve serbë nga EULEX-i, janë të kuptueshme, sepse kanë jetuar në një periudhë kur s’është dhënë përgjegjësi për kurrfarë shkelje, thotë për REL, Rangjel Nojkiq, njohës i zhvillimeve politike.
Shfaq më shumë