Ukraina është goditur nga rreth 15.000 sulme ajrore apo me dron nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, teksa vëllimi i bombardimeve është rritur ndjeshëm që nga mesi i vitit 2023.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani. Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën.
Kosova konsiderohet vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor, sipas Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GIWPS).
Shtetet e Bashkuara kryesuan, sërish, listën me më së shumti medalje të fituara. Kosova siguroi dy medalje.
Në ditët e fundit, dy hapa të autoriteteve të Kosovës kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja për pasoja dhe kërkesa nga SHBA-ja për gjetjen e zgjidhjeve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.
Për disa sportistë në Lojërat Olimpike, një medalje e artë – përveç që përbën arritje jetësore – sjell edhe një shpërblim të majmë financiar.
Lojërat Olimpike Parisi 2024 janë të parat ku pjesëmarrja e grave dhe e burrave është e barabartë.
Serbia prin me më së shumti medalje të fituara në Olimpiada ndër vendet e rajonit, e ndjekur nga Kosova. Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë olimpike.
Prej ishujve të vegjël, deri te shtetet e mëdha: Këto vende kanë më së shumti medalje për të ndarë mes banorëve të tyre.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Në korrikun e 2024-tës, Alyaksandr Lukashenka shënoi 30-vjetorin e marrjes së postit të presidentit në Bjellorusi. Më jetëgjatë në pushtet se ai është vetëm homologu i tij taxhik, Emomali Rahmon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Shfaq më shumë