Partia Socialiste e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama, udhëheq garën në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 11 maj në Shqipëri. Koalicioni PD-ASHM, i udhëhequr nga Sali Berisha, radhitet i dyti.
Vlera e përgjithshme e kredive në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme prej rreth 80 për qind, nga viti 2020 deri në vitin 2024. Por, gjatë kësaj periudhe, edhe depozitat apo kursimet në banka kanë shënuar rritje prej mbi 60 për qind.
Mali i Zi vlerësohet si vendi që qëndron më së miri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket lirisë së medias. Por, deri në vitin 2021, Mali i Zi radhitej i fundit. Tani, atë pozitë e mban Kosova, duke u radhitur e 99-ta nga gjithsej 180 vende.
Regresi i Kosovës sa i përket lirisë së medias ka vazhduar për të dytin vit rresht, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, Kosova renditet e 99-ta nga 180 vende.
Rreth 330 mijë kosovarë janë të deklaruar si të punësuar, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2025. Prej tyre, shumica janë burra.
Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë, pjesëtarët e të cilit i pyet për kushtet e jetesës, frikat dhe shpresat e tyre. Ja çfarë thanë pjesëtarët e këtij komuniteti në raportin e fundit.
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në shumicën e vendeve të rajonit më 2025 pritet të ngadalësohet me ritëm të moderuar, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të gatshme... Ja çfarë duhet të dini nga deklarimet e fundit.
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk është i paprecedent - mosbetimi i deputetëve është. Pas zgjedhjeve të vitit 2014, procesi i konstituimit kishte zgjatur plot gjashtë muaj.
Për formimin e një qeverie në Kosovë kërkohen votat e të paktën 61 deputetëve nga gjithsej 120 në Kuvendin e Kosovës. Që nga viti 2008, më së shumti vota në Kuvend ka siguruar qeveria e parë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, e votuar më 8 janar 2008.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 2 prill se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova.
Shfaq më shumë