Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta. Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në kohët më të nxehta të ditës, teksa temperaturat janë afër 40 gradë Celsius.