Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri po përdor fluturake të vogla të telekomanduara, të pajisura me kamera termike, për të ndihmuar në planifikimin dhe koordinimin e përpjekjeve për luftimin e zjarreve të egra pyjore.
Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në provincën Suveida, në jug të Sirisë, lind pyetja: a mund t’i shfrytëzojë Irani këto përplasje sektare për të rikthyer ndikimin që ndërtoi gjatë një dekade luftë civile?
Sipas monitoruesit, edhe 15 pjesëtarë të forcave qeveritare u vranë në sulmet ajrore izraelite.
Kreu i spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës tha se 21 fëmijë kanë vdekur në mbarë territorin palestinez në tre ditët e fundit “për shkak të kequshqyerjes dhe nga uria”.
Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik, në Mal të Zi ndodhën dy vrasje - njëra në rrugë, tjetra në një kafene - si dhe sulmi fizik ndaj kryetarit të Komunës së Budvës.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Ksenia Koldin ishte në përfundim të klasës së 11-të në Vovçansk, qytet rreth 70 kilometra larg Harkivit, qytetit ku ka lindur.
Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një paralajmërim të qartë Kremlinit, javën e kaluar, duke e njoftuar për planet për dërgimin e furnizimeve me armë për Kievin përmes Evropës
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa.
Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërndarjen e ndihmave në mbarë Gazën më 20 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez.
Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për evakuimin e palestinezëve nga pjesa qendrore e Rripit të Gazës më 20 korrik, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë aksion të menjëhershëm ndaj luftëtarëve të Hamasit
Spitali Shifa ishte dikur shtyllë e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës. Tani, pas 21 muajsh luftë dhe dy mësymjeve të mëdha izraelite, ai mezi po funksionon.
Shfaq më shumë