Izraeli nisi të hënën të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë - duke thënë se ishte përballur me trysni ndërkombëtare për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.
Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij.
Disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t'i bashkëngjitet.
Ligji rus ndalon dërgimin e rekrutëve – kryesisht të rinj rreth moshës 18 vjeç – në zona lufte. Kjo nënkupton, para së gjithash, Ukrainën.
Për Donald Trumpin, biseda që zgjati mbi dy orë solli një ndryshim befasues, si në përmbajtje, ashtu edhe në ton.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.
Izraeli ka nisur një ofensivë tjetër të madhe në Gazë gjatë ditëve të fundit, duke thënë se synon të kthejë dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian – dhe të shkatërrojë grupin palestinez.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të bisedojë me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, në kuadër të një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë për të betonuar një armëpushim në luftën në Ukrainë.
Pas muajsh trazirash politike, zgjedhjeve të anuluara dhe ndalimit të kandidatit kryesor ultranacionalist, Rumania më në fund ka zgjedhur një president të ri — një zhvillim që është pritur me lehtësim në Bruksel.
"Ka shpërputhje, të paktën kështu më duket mua, mes sloganeve ‘Amerika e Para' dhe ‘Bëje Amerikën Madhështore Sërish'", tha Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).
Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit. Tani, ata po përdorin dronë tokësorë me fibra optike, të cilët nuk mund të pengohen me armë elektronike nga Rusia, për ta kryer këtë punë.
Shfaq më shumë