Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 44 persona, përfshirë 23 në një sulm ndaj një shtëpie në pjesën qendrore të territorit palestinez më 29 maj.
Izraeli ka miratuar krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor, një lëvizje që rrezikon të përkeqësojë tensionet me komunitetin ndërkombëtar dhe të thellojë konfliktin izraelito-palestinez.
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë - i publikuar më 28 maj - është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Bashkimi Evropian ka prezantuar një strategji të re për rajonin e Detit të Zi, duke propozuar krijimin e një qendre detare të sigurisë për të kundërshtuar veprimet e Rusisë dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike detare.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.
Debati është kthyer në qendër të vëmendjes po ashtu në një kohë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e vizitoi Berlinin të mërkurën.
Qendra e parë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpërndarjen e ndihmave në Gazë u hap në Rafah, pas një bllokade prej gati tre muajsh të vënë nga Izraeli për hyrjen e furnizimeve humanitare në Gazë.
Megjithatë, Zelensky theksoi se Kievi ka ndërmarrë masa për ta parandaluar ushtrinë ruse të kryejë një ofensivë të madhe me këta trupa.
Trump tha se deri tani e ka “mbrojtur” Rusinë nga masa të dhimbshme të pazbuluara, por la të kuptohej se po humb durimin pasi Putini po vazhdon t’i shpërfillë thirrjet e tij për armëpushim.
Një plan i ri për shpërndarjen e ndihmave në Gazë nga një fondacion i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli po has kundërshtime të ashpra nga OKB-ja dhe organizatat humanitare, mes shqetësimeve për shkelje të parimeve humanitare dhe zhvendosje me forcë të popullsisë.
Shtatë anëtarë të familjes Taeima janë në mesin e më shumë se dy milionë palestinezëve të kërcënuar nga zia e bukës në Gazë, pas më shumë se 19 muajsh luftë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle.
Shfaq më shumë