Një spital në Herson, Ukrainë, u shkatërrua nga një sulm rus me artileri, duke lënë të plagosur pesë pacientë dhe tre infermiere. Sulmi është pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj infrastrukturës civile në rajon.
Në ngjarjen e madhe vjetore të Rusisë për investime në biznes, një festë e financuar nga Kremlini plot zotime dhe mundësi, ministri kryesor i Ekonomisë hodhi një “luftë të ftohtë” mbi festën.
Në kulmin e protestave masive kundër Qeverisë së Serbisë dhe kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua sërish Rusisë.
Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik.
Forcat ukrainase në vijën e frontit, në Pokrovsk, po përballen me sulme të intensifikuara ruse, veçanërisht me dronë kamikazë dhe me bomba rrëshqitëse.
Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore u përfshinë këtë javë nga një valë e fuqishme e të nxehtit - me temperatura që shkuan mbi 40 gradë Celsius në Spanjë.
Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dërgimin e disa armëve që i kishin premtuar Ukrainës për luftën e saj kundër Rusisë, sepse, pas një kontrolli nga Pentagoni, u pa që rezervat e tyre kishin rënë ndjeshëm.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - që të bien dakord me atë që e cilësoi si “propozim përfundimtar” për armëpushim 60-ditor me Izraelin në Gazë.
Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të shpejtë në Gazë, duke theksuar se edhe Netanyahu e dëshiron një të tillë.
Një ushtar ukrainas ka mbajtur një videoditar, pasi njësiti i tij në frontin e luftës, në Donjeck, mbeti nën rrethim gjatë dimrit në qytetin Torjeck.
Një grup qytetarësh bllokoi për pak kohë trafikun pranë Sheshit të Republikës në Beograd, të martën, më 1 korrik.
Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës - kanë marrë fondet e para të parafinancimit. Kosovën në këtë takim e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Shfaq më shumë