Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona.
Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë.
Trump do të mirëpresë Putinin - i cili është i izoluar nga Perëndimi prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022 – për bisedime në Alaskë të premten.
Qeveria serbe po e zgjeron në fshehtësi sistemin e mbikëqyrjes "Qyteti i sigurt" nga Huawei, mes shqetësimeve për privatësinë dhe protestave kundër teknologjisë së monitorimit biometrik.
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë.
Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga hedhja e ujit e vezëve, te sharjet dhe deri te dhuna fizike.
Swarbrick, bashkëudhëheqëse e Partisë së Gjelbër, tha se Zelanda e Re është “vonuar” dhe mungesa e marrjes së një vendimi është e papranueshme, duke kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të mbështesin një projektligj “për të sanksionuar Izraelin për krime të luftës”.
Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në Alaskë për të negociuar dhënien fund të luftës në Ukrainë, të shumtë janë ata që presin pakt. Ukrainasit nuk janë në mesin e tyre.
Ukrainasit janë shprehur skeptikë që në takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaskë do të arrihet pajtueshmëri për dhënie fund të luftës së Moskës në Ukrainë.
Por, sapo diplomatët dhe zyrtarët të kthehen në zyrat e tyre në shtator, BE-ja do të përballet me vendime të mundshme të vështira dhe dilema gjatë vjeshtës.
Një gazetar i njohur i Al Jazeera – i cili më herët ishte kërcënuar nga Izraeli – u vra së bashku me katër kolegë të tij gjatë një sulmi ajror izraelit të dielën.
Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht.
Shfaq më shumë