Parlamenti i Iranit, i dominuar nga konservatorët, është duke u përballur me zgjidhje të vështirë: a do t’iu japë më në fund grave të drejtë që t’i ngasin motoçikletat?
Policia e Kirgizisë ka shqiptuar gjoba të majme dhe ka lëshuar paralajmërime zyrtare për gratë që mbanin nikab – një shami që mbulon fytyrën, që është e ndaluar në shtetin me shumicë myslimane.
Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor.
I përkulur në një trotuar afër një parkingu dhe duke tymosur vazhdimisht cigare, Majedeldin Abdulhai ka qenë duke mbledhur forcë për rundin e dytë të rrugëtimit që për pak e ka lënë të vdekur.
“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”. Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.
Në një plazh të errësuar në Qytetin e Gazës, e vetmja dritë vinte nga tezgat e vogla ushqimore dhe nga telefonat celularë. Familjet përpiqeshin të pushonin nga i nxehti i madh i ditës, dhe mbase kërkonin një copëz të jetës që dikur e bënin.
Vala e protestave në Serbi gjatë gushtit u përshkrua me dhunë dhe përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit.
Ekspertët paralajmërojnë se indiferenca e Perëndimit, në një kohë kur Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë dobësitë e rajonit, mund ta shtyjë Ballkanin drejt një spiraleje të rrezikshme.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten se 26 vende kanë premtuar garanci sigurie për Ukrainën pas luftës, duke përfshirë një forcë ndërkombëtare në tokë, në det dhe në ajër.
Vladyslavi, pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës, kishte pësuar një plagë gati vdekjeprurëse në fyt, kur një njësit emergjencash e gjeti atë afër vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut.
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e një sërë sulmesh ajrore izraelite në dhe përreth Qytetit të Gazës – vendbanim që ushtria izraelite dëshiron ta marrë nën kontroll të plotë.
Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhdukjen e disa përbërësve kyç nga tetë avionë luftarakë të tipit MiG-29, dhe nëse këto pjesë mund të kenë përfunduar në Ukrainë.
Shfaq më shumë