Muajin e kaluar, në Rizajn, një qytet i vogël në juglindje të Moskës, filiali vendës i televizionit shtetëror, Rossia TV, organizoi një debat televiziv për gjashtë kandidatë politikë nga ky qytet.
Marina e Ukrainës thotë se një dron detar ukrainas Sargan-3000 ka shkatërruar një lundër të telekomanduar ruse në Detin e Zi, në atë që ajo e përshkroi si betejën e parë ndërmjet dronëve detarë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, HUR.
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, përsëriti qëndrimin se pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë, ishin tejet shqetësuese.
Një sulm me dronë rusë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë më 13 shtator ishte sulmi më i fundit në një sërs sulmesh ndaj pikave kufitare në perëndim të Ukrainës gjatë ditëve të fundit.
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të martën se e mbështet “fuqishëm” sovranitetin, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës, pas deklaratave të një kryetari komunal në Republikën Sërpska për bashkimin e këtij entiteti me Serbinë.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte, sipas autoriteteve vendëse dhe kanaleve vëzhguese në Telegram.
Parlamenti i Ukrainës pritet të votojë më 15 shtator për dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm të vendit, pasi presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tij të shpejtë, në mes të tensioneve në rritje lidhur me një seri hetimesh të profilit të lartë për korrupsion.
Gazetari dhe aktivisti shqiptar Osman Stafa është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.
Një muaj pasi u tha se bazat e Rusisë në Siri do t’i “dorëzoheshin” Damaskut, anijet ushtarake ruse janë rikthyer në portin e Tartusit, konfirmojnë imazhet ekskluzive të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL).
Dy ushtarë ukrainas u plagosën afër vijave të frontit në rajonin e Harkivit, ku mbetën të bllokuar kur një sulm tjetër goditi dronin tokësor që u dërgua për t’i evakuuar.
Vitalina Prening, një nxënëse 16-vjeçare ruse, përballet me aktakuzë për planifikimin e një sulmi terrorist, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe kryerjen e trajnimeve terroriste, sipas mediave ruse.
E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve që ajo bën sot, paralajmëron Departamenti amerikan i Shtetit në një koment për Radion Evropa e Lirë, lidhur me afrimin e Serbisë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.
Shfaq më shumë