Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut po avancon partneritetin dypalësh, duke përfshirë fusha si mbrojtja, tregtia dhe sundimi i ligjit. Çështja e heqjes së vizave mbetet një prioritet i procesit që synon stabilitetin rajonal dhe përmbushjen e objektivave të NATO-s.
Forcat izraelite kanë ndalur 13 anije që po bartnin aktivistë të huaj dhe ndihmë dedikuar Gazës, por edhe 30 anije po vazhdojnë lundrimin drejt enklavës palestineze, thanë organizatorët e flotës më 2 tetor.
Një anëtar i AfD-së dhe figura të tjera të ekstremit të djathtë nga disa vende morën pjesë në një forum të organizuar nga një oligark prorus në Shën Petersburg.
Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për banorët e qytetit më të madh të Rripit të Gazës, për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës tokësore.
Në përgjigje të detektimeve të dronëve që penguan trafikun ajror në Kopenhagë dhe në qytetin tjetër danez të Alborgut, Danimarka do të mirëpresë udhëheqësit evropian në kryeqytet më 1 dhe 2 tetor, për dy samite të sigurisë dhe mbrojtjes.
Kur qytetarët çekë t’iu drejtohen kutive të votimit këtë fundjavë, shumëkush në Çeki dhe jashtë saj frikësohet se vendi mund të largohet nga rruga proevropiane, dhe mund ta distancojë nga Ukraina në kohën kur lufta kundër agresionit rus hyn në vitin e katërt.
Autoritetet franceze dhe gjermane kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas të Serbisë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e këtyre dy vendeve.
Shtëpia e Bardhë ka paraqitur një plan të ri, të mbështetur nga Izraeli, për t’i dhënë fund luftës në Gazë, ku role të rëndësishme parashihen të luajnë presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Treguesi më i qartë i kësaj erdhi gjatë fjalimit vjetor të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Parlamentin Evropian në fillim të shtatorit, ku ajo përmendi idenë e një “huaje dëmshpërblimi”.
Pas bisedimeve mes Trumpit dhe Netanyahut në Uashington të hënën, Shtëpia e Bardhë e publikoi një plan me 20 pika për Gazën.
Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat i ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë fuqizuar sërish në fundjavë, pavarësisht përpjekjeve të Teheranit për të parandaluar këtë hap.
“Hero që luftoi për Serbinë”, e jo kriminel lufte. Kështu e kanë përshkruar autoritetet në Serbi gjeneralin Nebojsha Pavkoviq, i cili mbërriti në Beograd me avion qeveritar pas lirimit të parakohshëm nga burgu për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Shfaq më shumë