Vendet e NATO-s dhe mbi 50 kompani private të mbrojtjes, u mblodhën në bazën ajrore De Peel në Holandë, më 19 shtator, për të testuar, dhe për të mësuar nga operatorët e prodhuesit ukrainas të dronëve, të cilët aplikojnë shpikjet e veta në fushëbeteja.
Qytetarët me origjinë ukrainase në disa vende të Bashkimit Evropian po garojnë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen nga 6 deri më 9 qershor. Në vlugun e fushatës ne u takuam me dy kandidatë, njëri në Republikën Çeke, kurse tjetri në Belgjikë.(Përgatiti: Arta Sopi)
Rreth 20.000 trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kaluan lumin Vistula, në Poloninë veriore, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake, të quajtur Dragon 24.
Dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrin pjesë në Konferencën e sivjetme të Munihut për Sigurinë. Luftërat në Ukrainë dhe në Gazë pritet të dominojnë ngjarjen që do të zhvillohet në qytetin jugor gjerman.
Pasi pësoi lëndime serioze në betejë kundër forcave ruse, një ushtar ukrainas, që po merr trajtim mjekësor në Bruksel, ka gjetur një frymëzim të ri për jetë – te ukrainishtfolësja e rritur në Belgjikë, Lidia Zubrytska.
Pasi i kanë shfrytëzuar maksimalisht tanket T-72 të kohës sovjetike deri më tani, forcat ukrainase janë të vendosura t’i çojnë tanket e sapomarra Leopard 2 në betejë kundër pushtuesve rusë.