Me marrëveshjen e fundit me Serbinë, Kosova ka lëshuar pe, duke e dëmtuar në një masë edhe interesin e saj, por kjo nuk i është shpërblyer, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.
Analistët politikë në Prishtinë thonë se ngecjet në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit qysh në start, janë pasojë e procesit të imponuar mbi palët në bisedime.
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojë nëse do të fus në procedurën e ratifikimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, edhe planin e zbatimit.
Kosova nuk do të detyrohet të ndryshoj një numër të madh ligjesh për të zbatuar marrëveshjen e arritur në dialogun me Serbinë, ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Me 74 vota për dhe 4 kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për javën tjetër votimin e rezolutës për Luginën e Preshevës, në mungesë kuorumi, ngaqë shumica e deputetëve kishin lëshuar sallën në momentin kur pritej të votohej.
Zyrtarët e BE-së nuk kanë mundur ta definojnë qartë nëse Serbia ka shkelur apo jo marrëveshjen e arritur me Kosovën në rastin e samitit të Ohrit, ku si pasojë e kundërshtimeve të Beogradit, autoritetet e Maqedonisë nuk kishin ftuar për pjesëmarrje presidenten Atifete Jahjaga.
Kongresistët amerikan Robert Aderholf, Bob McEwen dhe Trent Walters, janë pritur në një takim të përbashkët nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ku është diskutuar për rëndësinë që ka zbatimi i marrëveshjes së arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Institucionet e Kosovës synojnë që komunat veriore të banuara me shumicë serbe të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme lokale të njëjtën datë sikurse edhe viset e tjera të vendit, thonë përfaqësues politikë në Prishtinë.
Serbia duhet t’i largojë strukturat e saj paralele nga veriu i Kosovës, kurse autoritetet në Prishtinë duhet të krijojnë lehtësira për serbët e asaj pjese që të integrohen në institucione, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Para takimit të 21 majit në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, palët shprehen optimiste për arritjen e pajtimit në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë. Në të kundërtën, parashihet se do të rrezikohej rruga e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq, do të arrihet dakordimi për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kryetari i Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker u ka konfirmuar autoriteteve në Prishtinë se Egjipti është në prag të marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës. Ai u ka premtuar autoriteteve kosovare edhe angazhimin e Kajros për lobim në shërbim të njohjeve të reja të Kosovës.
Shfaq më shumë