Vizatimori i popullarizuar në gjuhën ruse, “Masyanya”, po përjeton rritje të shikueshmërisë në YouTube, pas një episodi të ri, në të cilin Kina e pushton Rusinë, për ta shpëtuar atë nga fashizmi. Rusia e ka përdorur të njëjtin pretekst të pabazë për të nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.