Lyudmila Menyuk, një veterane e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus, tani po i ndihmon familjet e ushtarëve përmes ofrimit të terapisë psikologjike. Ajo u ofron atyre mirëkuptimin dhe mbështetjen që do të kishte dashur për djalin e saj, Stanislav Menuyk.
Ushtari ukrainas, Serhiy Raylyan, 26-vjeçar, ka humbur që të dyja këmbët dhe shikimin, pasi automjeti i tij shkeli mbi një minë në verën e vitit 2022, pranë vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.