Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
E pavarur nga viti 2008 dhe e njohur si shtet nga 117 vende të botës, Kosova ende lufton për t’u bërë pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kleçkat ia ngre kryesisht Serbia, e cila vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Si të kapërcehen?
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit vazhdimisht se është në pozitë të mirë për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka marrëdhënie të mira si me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është duke formësuar tashmë gjeopolitikën. Një paketë e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, ka muaj që është bllokuar në Kongresin amerikan, kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë pro Trumpit.
Në datën 22 të këtij muaji, Shteti Islamik Khorasan mori përgjegjësinë edhe për sulmin në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, ku u vranë 139 persona dhe u plagosën mbi 180 të tjerë.
Kërcënimi terrorist është shumë më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë, paralajmërojnë prej muajsh autoritetet në Evropë. Sulmi terrorist pranë Moskës i ka rritur edhe më këto shqetësime dhe ka bërë që disa vende ta ngrenë alarmin e sigurisë.
Prej se ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më shumë se dhjetë herë, ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta ose të tërthorta për përdorimin e armëve bërthamore.
Prej se ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më shumë se dhjetë herë, ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta ose të tërthorta për përdorimin e armëve bërthamore. Bashkëpunimi ndërkombëtar është vendimtar për të zvogëluar rrezikun, thonë ekspertët.
Retorika separatiste serbe në Bosnje e Hercegovinë ngre shqetësime për shpërbërjen e këtij vendi. Inteligjenca amerikane tërheq vërejtjen se ajo mund të çojë në konflikt të dhunshëm, ndërsa analistët paralajmërojnë për efekte të mundshme zinxhirore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lufta e Rusisë në Ukrainë u ka dhënë vrull të ri planeve të Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor. Përfshirja e rajonit në bllokun 27-anëtarësh është “domosdoshmëri gjeopolitike” për disa politikëbërës. Por, sa janë të gatshme palët për t’u bërë një?
Dy vjet pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, sanksionet e Perëndimit dështuan të arrijnë qëllimin kryesor: ndalimin e makinës luftarake të Kremlinit. Për më tepër, ekonomia ruse duket e qëndrueshme.
Shfaq më shumë