Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Për gati dhjetë vjet - me disa pauza shpesh të gjata në mes - Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve. Përmbushja e qëllimit duket ende larg. Sipas disave, edhe më larg se vite më parë. Çfarë mund t’i lëvizë përpara palët?
Qeveria ruse ka të drejtë me ligj që t’i klasifikojë gazetarët, blogerët e madje edhe përdoruesit e mediave sociale si “agjentë të huaj”. Ligji prek direkt edhe Radion Evropa e Lirë dhe kërcënon shuarjen e saj brenda Rusisë.
Shpresa të mëdha, por fillim i ngadalshëm. Vaksinimi kundër koronavirusit në Evropë nuk është duke shkuar siç pritej. Numri i viktimave në kontinent po ec drejt gjysmë milionit dhe zhgënjimi i publikut me qeveritë është në rritje.
”... një Kosovë e bashkuar, e pandarë, është absolutisht thelbësore. Është baza themelore e ndërtimit”. Kështu ka deklaruar Joe Biden një vit pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Cila do të jetë qasja e tij tani, kur është në krye të Shtëpisë së Bardhë?
Në fund, dy miliarderë nga Kalifornia i kanë ndalur fjalën Donald Trumpit. Me vite, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara është akuzuar për gjuhë nxitëse në mediat sociale. Por, bllokimi i tij nga Twitter, Facebook e të tjera, ka hapur debate për lirinë e shprehjes, censurën dhe sigurinë.
Presidenca e Donald Trumpit - e rrënjosur në zemërim e përçarje që nga fillimi - i afrohet fundit me turma të dhunshme që sulmojnë Kongresin, me viktima e të arrestuar. Çfarë do të thotë kjo për demokracinë amerikane? Çfarë për trashëgiminë e vetë Trumpit?
Ajo që dukej mrekulli në pranverë, po ndodh: vaksinimi kundër koronavirusit. Shpresohet se ky është fillimi i fundit të pandemisë COVID-19. Por, frika e publikut për sigurinë e vaksinës, mund ta minojë këtë qëllim.
Ka kaluar gati një vit qëkur koronavirusi është bërë i njohur në të gjithë botën. Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë mënyrën se si sillet. Bota ka ndryshuar. Çfarë kemi mësuar ne?
Shtetet e Bashkuara kanë histori të gjatë të transferimit paqësor të pushtetit. Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të amerikan, por Donald Trump nuk ka treguar asnjë shenjë se do ta pranojë humbjen.
Nata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara nuk ka prodhuar një fitues të qartë, por ka konfirmuar ndarjet e thella të shoqërisë amerikane. Ku i ka rrënjët problemi?
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është bërë një figurë e përçmuar në botën myslimane, për shkak të luftës që i ka shpallur - sipas tij - “separatizmit islamik”. Macron ka thënë se dëshiron t’i ruajë vlerat laike të Francës. Por, për kritikët, qasja e tij është koloniale.
Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump ka premtuar rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, mbështetje për rendin dhe ligjin dhe qëndrim të fortë ndaj imigrimit të paligjshëm. Sfiduesi i tij, Joe Biden, po bën fushatë duke premtuar kujdes të zgjeruar shëndetësor dhe investime në energji të
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është ndjerë si “supermen” pasi është trajtuar për koronavirus. Ai po e shfrytëzon shërimin e tij për t’i siguruar amerikanët se “pandemia do të marrë fund shpejt”. Sfiduesi i tij, Joe Biden, ka thënë se presidenti e ka keqmenaxhuar krizën.
Në Evropë dhe më gjerë, koronavirusi është duke sulmuar furishëm. Sikurse në pranverë, zyrtarët po ndërmarrin masa, në përpjekje për t’ia ndalur hovin. Megjithatë, këtë herë është ndryshe.
Pandemia e koronavirusit, që fillimisht është zbuluar në Kinë, ka infektuar njerëz në gati 200 vende të botës. Përveçse është një emergjencë e shëndetit publik, ajo paraqet kërcënim të madh edhe për ekonomimë e botës.
Një vit zgjedhor, i karakterizuar tashmë me disa kriza, ka rrëshqitur tutje në pasiguri, pas diagnostikimit të presidentit Donald Trump me sëmundjen COVID-19. Si do ta ndikojë kjo fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
Shfaq më shumë