Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.
Për më se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, lindin edhe pyetjet:a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata Trump favore në këmbim?
Pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, administrata Trump duket e gatshme të ndërmjetësojë një marrëveshje me Kremlinin, duke anashkaluar potencialisht Kievin.
Pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, administrata Trump duket e gatshme të ndërmjetësojë një marrëveshje me Kremlinin, duke anashkaluar potencialisht Kievin. Ky transformim i shpejtë i politikës shkaktoi valë tronditëse gjetkë.
Ish-diplomati amerikan, James Hooper, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.
Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike - e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij - Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin.
Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.
Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin...
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Prodhuesit kosovarë ankohen vazhdimisht për Tatim të lartë mbi Vlerën e Shtuar, për ekonomi joformale, kamata të larta për kredi, mungesë infrastrukture, jostabilitet me rrymë e të tjera.
Çdo sezon zgjedhjesh në Kosovë, ata që synojnë pushtetin, e vërshojnë publikun me premtime. Miliona euro për bizneset prodhuese. Lehtësira në menaxhimin e tyre. Bum në eksport. Të gjitha tingëllojnë mbresëlënëse, por janë thjesht premtime të ricikluara.
Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021.
Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore për të joshur votues. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është top-zotim i asnjërit kandidat për kryeministër të Kosovës.
Njohjet e Kosovës, përparimi drejt Bashkimit Evropian, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare... që të gjitha janë peng i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, përkundër kësaj, ky proces mungon dukshëm në diskursin e kandidatëve për kryeministër të ri.
Shfaq më shumë