Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Udhëheqësit e Izraelit janë zotuar se do ta zhdukin grupin ekstremist palestinez, Hamas, nga faqja e dheut dhe se Gaza, që kontrollohet prej tij, nuk do të kthehet më kurrë në atë që ka qenë. Por, sa reale janë këto ambicie?
Dita pas luftës midis Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja, mund të jetë ende me javë ose muaj larg, por do të vijë. Zgjidhja me dy shtete, prej kohësh, është propozuar nga udhëheqësit botërorë si plani më i mirë për paqe.
Orë pas ore vriten, plagosen, traumatizohen nga sulmet me bomba. Imazhet e fëmijëve në Gazë, që nxirren të vdekur nga rrënojat, ose përpëliten spitaleve, janë bërë të zakonshme. Ato kanë kapur vëmendjen ndërkombëtare, por mjerisht vazhdojnë të shpalosen.
Gati një muaj prej se familjarët e qindra pengjeve, që Hamasi ka marrë në pjesën jugore të Izraelit, jetojnë në agoni. Gra, fëmijë, të moshuar mbahen në lokacione sekrete në Gazë nga 7 tetori. Misioni për shpëtimin e tyre do të jetë i vështirë, thonë ekspertët.
Pa drita, pa shtretër, pa barna… Në Rripin e rrethuar të Gazës, sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit. Disa spitale i kanë ndërprerë të gjitha shërbimet, ndërsa të tjera funksionojnë vetëm me urgjencën, pasi rezervat e karburanteve u kanë mbaruar.
Izraeli zotohet se do ta zhdukë Hamasin nga Rripi i Gazës, ku sundon nga viti 2007. Por, përtej synimit për t’i vrarë udhëheqësit ushtarakë të grupit militant dhe për ta rrëzuar atë nga pushteti, cili mund të jetë plani për ditën pas, nëse triumfon në fushën e betejës?
Shfaq më shumë