Dy ushtarë rusë kanë folur për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për përvojat e tyre gjatë luftimeve në Ukrainë – duke përshkruar zhgënjimin e tyre me mënyrën se si trajtohen. Që të dy janë ankuar për shërbim me kohë të pacaktuar, për udhëheqje të dobët dhe kushte të këqija.
Përderisa Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë një luftë brutale, shtetas të të dyja vendeve po shërbejnë në të njëjtën anë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.
Pasi u rekrutuan nga burgjet për të luftuar në Ukrainë, disa mercenarë nga grupi privat ushtarak, Wagner, akuzohen se kanë kryer krime të dhunshme në Rusi, përfshirë vrasje.
Një video e xhiruar nga një ushtar rus shfaq një mosbindje ushtarake në Ukrainë - teksa pjesëtarët e një njësiti inxhinierësh ushtarakë kundërshtonin komandantin e tyre dhe refuzonin të luftonin.
Kievi thotë se rreth 2,000 fëmijë jetimë janë çuar dhunshëm drejt Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, që Moska e nisi më 24 shkurt. Qeveria thotë se dëshiron që këta fëmijë të kthehen në vendin e tyre. Por, Moska po miraton ligje të reja, që do t’i lehtësojnë procedurat e birësimit për familjet ruse.
Të paktën 112 ushtarë nga rajoni Burjatia, në Lindjen e Largët të Rusisë, janë vrarë në Ukrainë, që nga shkurti, sipas grupit kundër luftës, Fondacioni Burjatia e Lirë. Megjithatë, shumë prej njerëzve në këtë rajon mbështesin pushtimin e Ukrainës.