Gjatë njëzet vjetëve të fundit, në periudhën ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes prej 100 kilometrash, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan ndërmjet 12 dhe 15 mijë njerëz që po iknin nga Srebrenica.
Vendet e Ballkanit Perëndimor u goditën nga stuhi të forta, më 1 dhe 2 korrik. Dy persona humbën jetën në Mal të Zi. Moti i lig shkaktoi të martën dëme në Kosovë. Në Serbi, Beogradi u godit më së rëndi, ku erërat e stuhishme shkulën pemë dhe shiu përmbyti rrugë dhe shtëpi.
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve.