Shkelqim Hysenaj është producent ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në ditën e parë të gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 3 prill, prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale.
Pavarësimin e bashkëvendëseve të saj ka 18 vjet që e ka bërë mision. Safete Gacaferi nga Deçani udhëheq organizatën “Jeta” në këtë qytet, e cila organizon kurse e trajnime për gratë.
Qindra qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur ftesës së një organizate turke në Prishtinë për të dërguar ndihma për banorët e vendbanimeve të prekura nga tërmetet në Turqi. Ndihmat e para, përfshirë rroba, batanije dhe të holla, tashmë kanë mbërritur në Turqi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij vazhdon mbështetjen për Kosovën, porse qeveria e saj duhet të përmbushë obligimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ditë më parë disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime që dëmtuan qindra shtëpi, në veçanti në Skenderaj, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Klinë dhe Istog.
Diplomatë perëndimorë, me në krye të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan të premten kryeqytetet e këtyre dy vendeve. Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata biseduan për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në vitet ‘90-të, Sadete Ahmeti ishte mësimdhënëse e Matematikës në një shkollë fillore në Gjilan. Por, jeta e saj ka ndryshuar shumë prejse e la mësimdhënien për të menaxhuar një biznes familjar për prodhimin e orendive shtëpiake.
Valon Kuqica është një i ri nga Drenasi - pjesa qendrore e Kosovës - që me “dashuri për punën dhe seriozitet” thotë se krijoi një biznes të suksesshëm për shitjen e pemëve dhe perimeve.
Kolonë automjetesh u krijua të mërkurën te Dheu i Bardhë - vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi kufiri në Merdare, i cili shfrytëzohet në masë të madhe nga diaspora e Kosovës, u mbyll, për shkak të barrikadave që ngritën disa qytetarë në anën serbe.
Shfaq më shumë