Shërbimi i Bjellorusisë i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se autoritetet në këtë vend të kontrolluar rreptësisht tashmë kanë nisur, në heshtje, ndërtimin e një baze të dhënash me ADN-në e njerëzve që konsiderohen të dyshimtë nga shteti.
Një vizitë e liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në një fabrikë të prodhimit të armëve më 18 gusht nxori në pah një pushkë për të cilën Minsku pretendon se është prodhuar tërësisht brenda Bjellorusisë.
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, e dinte se do t’i ndodhte edhe atij. Kolegët e tij aktivistë po ngacmoheshin dhe arrestoheshin. Ai thjesht nuk e dinte se kur ishte radha e tij.
Shërbimi i Bjellorusisë i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me disa gra që ishin burgosur në koloninë famëkeqe penale të Homielit, nën akuza të motivuara politikisht.
Në Bjellorusi ka nisur ndërtimi i asaj që ekspertët e përshkruajnë si objekt ushtarak në të cilin potencialisht mund të ruhen raketa strategjike ruse.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë.
Në pranverën e vitit 2024, Qeveria e Bjellorusisë e vendosi fabrikën për prodhimin e komponentëve të radios në Vitebsk, Manalit, në Bordin e Nderit të Republikës, për “rezultate të shkëlqyera ekonomike”. Kjo ishte hera e dytë radhazi që fabrika merr vlerësim të tillë.
Para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, forcat proqeveritare në Bjellorusi janë duke synuar që përmes TikTok-ut të arrijnë te të rinjtë.
Ndërtesa e kontrolluar nga Qeveria bjelloruse në qytezën Naroulia, afër kufijve me Ukrainën dhe Rusinë në juglindje të vendit, ishte njëra prej shumë ndërtesave ku Rusia i kontrolloi civilët pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Prej kur lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka shpallur veten sërish fitues në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2020, aktivistë për të drejta të njeriut, e kanë mbajtur mbi supe peshën e shtypjes që i ka bërë pushteti disidencës potenciale.
Udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, është shfaqur në publik për herë të parë pas gjashtë ditësh. Ka spekulime se shëndeti i tij është përkeqësuar. Lukashenka është në pushtet që nga viti 1994 - çfarë do të sjellë e ardhmja nëse ai vdes? (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Disa gra bjelloruse po marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Poloni, që po organizohen nga ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë së Bjellorusisë, të cilët kanë dalë kundër sundimtarit autoritar, Alyaksandr Lukashenka, dhe tani synojnë ta çlirojnë vendin e tyre.