Një stuhi e fortë goditi Bosnje e Hercegovinën, duke përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.
Policia Federale e Bosnje e Hercegovinës është duke verifikuar informacionet nëse armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, kanë ardhur nga Tuzlla. Në këtë hetim është përfshirë edhe INTERPOL-i, organizata botërore e policisë.
Protestat janë përhapur në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e ish-gruas së tij në Instagram. Në funeralin e Nizama Hecimoviqit morën pjesë mijëra njerëz.
Skenat e mbeturinave pluskuese në lumin Drina, në Bosnjë e Hercegovinë, po bëjnë xhiron e botës. Problemi prej disa dekadash paraqitet për shkak të rritjes së nivelit të ujit, si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.