Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë.
Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje të llojit “ofrojmë shërbime të tërheqjes së parave në Rashkë”.
Shumica e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës refuzojnë të regjistrohen, thanë zyrtarë tëAgjencisë së Statistikave të Kosovës, të hënën.
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.
Probleme me pronën e uzurpuar kanë qytetarë serbë e shqiptarë. Çështjet pronësore të ndërlidhura me tensione etnike në Kosovë janë përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të vitit 2023.
Kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten në pushtet.
Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve shqiptarë. Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte minimal pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe, ftoi për bojkot.
Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në Kushtetutën e Kosovës, serbët e tjerë të Kosovës ndalohen, arrestohen ose merren në pyetje, nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Serbisë.
Popullata shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk i pranon kryetarët shqiptarë, por ka shumë mundësi që, më 21 prill, të mos votojë për largimin e tyre.
Tri ditë para arrestimit të një polici të Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të gjithë ata që e shkelin rendin kushtetues të vendit do të “ndiqen penalisht dhe arrestohen”.
Vendosja e kamerave nëpër vendvotime, më 21 prill - kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të votohet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë - është sikur të ndryshosh rregullat para fillimit të lojës.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi papritmas më 7 prill se mbështetësit e saj nuk do të marrin pjesë në votimet për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Graçanicës, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit – me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë që filloi më 5 prill dhe zgjat deri më 17 maj.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë i vitit 2011, nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Kush po e djeg pronën personale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës?
Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, ia ka vështirësuar punët 78 vjeçit Millomir Ribaq nga fshati Dresnik i Klinës. Ka dy muaj që ai nuk e ka marrë pensionin e Serbisë dhe për momentin, ai, gruaja e tij dhe motra 80 vjeçe, jetojnë me vetëm 100 euro pension nga buxheti i Kosovës.
Në mungesë të dinarëve, qytetarët serbë të Kosovës po shkojnë në qytetet e Serbisë, që janë pranë kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë.
Në fshatin e vogël të Letnicës në Viti, Jozefina Shopiq, pjesëtare e komunitetit kroat në Kosovë, po e mban të gjallë fshatin. Këtu ajo udhëheq një restorant, në të cilin përveç vizitorëve, ushqehen edhe banorët e moshuar të fshatit.
Shfaq më shumë