Ajo dikur ndihmonte për t’i futur militantët talibanë në burg, por tani ata po e ndjekin atë. Shumë ish-prokurorë shtetërorë tani po fshihen dhe frikohen për jetën e tyre, që kur talibanët e rimorën pushtetin në Afganistan, dy vjet më parë.
Radio Evropa e Lirë ka gjetur material dokumentues se Rusia po e sulmon Ukrainën me raketa lundruese, të cilat Kievi ia kishte dorëzuar Moskës gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Një gazetare e Radios Evropa e Lirë ka kontaktuar me një luftëtar të grupit mercenar rus, Wagner, nëpërmjet një aplikacioni njohjesh.
Pavarësisht se është prodhuesi kryesor në botë i vajit të trëndafilit, një përbërës i rëndësishëm për ilaçe dhe parfume, industria shekullore e Bullgarisë po përballet me vështirësi.
Kur Afsheen Javed mbërrin për t’u stërvitur, ajo heq burkën e saj dhe i vë dorezat e boksit. Ajo është kikboksierja e parë në Banu, një qytet konservator prej një milion banorësh në provincën veriperëndimore të Kiber-Paktunkvës, në Pakistan.
Çdo vit, Sulo Çakanoviq merr pjesë në Marshin e Paqes, një ecje treditëshe nëpër Bosnje e Hercegovinë, drejt varrezave në Potoçari, për t’i përkujtuar më 11 korrik viktimat e gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Setora Sultanova luan futboll që më shumë se 10 vjet, në Osh, në Kirgizinë jugore. “Këtu është mendësia që nëse je vajzë, s’mund të luash”, thotë Sultanova, e cila ka vazhduar të luajë edhe pasi është martuar dhe ka bërë fëmijë.
Vladyslav Vashchuk ka luajtur futboll për Dinamo Kievin dhe ka përfaqësuar vendin e tij, Ukrainën, në skenën ndërkombëtare, para se të tërhiqej nga sporti më 2011. Tani, ai i është bashkuar ushtrisë ukrainase.
Një aktivist i ri rus kujton sa herë është detyruar të marrë ilaçe, që i kanë ndikuar në kujtesë, si ndëshkim për pjesëmarrje nëpër protesta. Një praktikë e tillë besohet se është kthyer në trend në Rusi, që nënkupton dërgimin e kritikëve të regjimit nëpër qendra psikiatrike.
Ekipet e Radios Evropa e Lirë kapën pamjet e para të përmbytjeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, pasi një digë e madhe, e pushtuar nga forcat ruse, u hodh në erë. Incidenti çoi në evakuime masive të banorëve. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)
I burgosuri më i famshëm politik në Rusi e kalon shumicën e kohës në një qeli izolimi prej 2.5 - 3 metrash. Mbështetësit e Aleksei Navalnyt e kanë krijuar një ekspozitë lëvizëse, duke treguar se si duket qelia e tij.
Këta janë disa nga personat që filluan një inkursion të armatosur nga Ukraina në rajonin e Belgorodit të Rusisë, më 22 maj. Të gjithë ata janë shtetas rusë, disa prej tyre kanë qenë anëtarë aktivë të grupeve të ekstremit të djathtë ose neo-naziste, ndërsa të tjerët kanë shërbyer në shërbimet e sigurisë ruse. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)
Një kolonel rezervë në ushtrinë ukrainase ka thënë se luftimet në rajonin rus Belgorod, kanë qenë “mision luftarak i zbulimit”, i nisur nga njësitet e shtetasve rusë, që kanë luftuar në anën e Kievit, prej vitit 2014. Qeveria ukrainase ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me incidentin.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë më 22 maj se forcat ruse kanë rënë “në grackë” në Bahmut dhe se trupat ukrainase janë duke avancuar për t’i rrethuar rusët brenda në qytet.
Udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, është shfaqur në publik për herë të parë pas gjashtë ditësh. Ka spekulime se shëndeti i tij është përkeqësuar. Lukashenka është në pushtet që nga viti 1994 - çfarë do të sjellë e ardhmja nëse ai vdes? (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Një bujk ukrainas ka gjetur një mënyrë të re për të vazhduar punimin e arave të tij, pasi ato janë mbushur me mina ruse. Ai ka blerë një traktor të përdorur, e ka veshur atë me blindë dhe e ka lidhur me një pajisje për ngasjen e tij me telekomandë.
Artistja iraniane, Parastou Forouhar, viziton atdheun e saj çdo vit, për të shënuar ditën kur prindërit e saj u vranë, në vitin 1998.
Trupat ukrainase po përdorin çfarëdo që po iu bie në dorë në betejat e tyre kundër forcave pushtuese ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, vizitoi një njësit afër Soledarit, në Ukrainën lindore, i cili ishte i armatosur me mortaja franceze të vitit 1973.
Pesë vajza nga Teherani raportohet se janë shprehur të penduara, pas publikimit të një videoje të vallëzimit, e cila u shpërnda me të madhe mes përdoruesve iranianë të mediave sociale.
Kameramani televiziv, Serhiy Kylymnyk, ishte duke përdorur një pajisje të thjeshtë për të dokumentuar se si trupat ushtarake ruse e sulmuan qytetin Borodjanka, kur një tank goditi dritaren prej ku ishte duke incizuar ai
Shfaq më shumë