Ministrja për Dialog, në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka demantuar lajmet se është duke u diskutuar çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të dialogut teknik që po zhvillohet në Bruksel. Po ashtu, ministrja Tahiri ka demantuar edhe lajmin për formimin e ekipit menaxhues për Asociacionin.
Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se vendi ka nivelin më të ulët të ndjekjeve penale për krime të rënda në Europë dhe problemi ështe pandëshkueshmeria.
Forcat qeveritare të Sirisë kanë hedhur bomba me klor në një lagje të populluar të Alepos, kanë thënë aktivistët sirianë dhe punëtorët e emergjencës. Raportet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, por dyshime për sulme të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.
Më 8 nëntor amerikanët do të vendosin në mes të demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, për president të SHBA-ve. Dy fushatat, ajo e kandidates demokrate Clinton dhe kandidatit republikan Trump, po mundohen që të identifikojnë “votuesit e mundshëm”, shkruan Associated Press.
Tanja Fajon, për Radion Evropa e Lirë, tha se ka marrë mbështetjen për raportin dhe rekomandimet e saj për lëvizjen e lirë për Kosovën, por “nuk ka marrë një mandat për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së për çështjen e vizave për Kosovën”.
Uzbekistani ka konfirmuar vdekjen e preisdentit Islam Karimov të premten, por gati një javë më herët ka pasur zëra se ai ka vdekur. Në historinë moderne ka disa raste kur vdekja e liderit njoftohet me vonesa e mashtrime.
Papa Françesku ka shenjtëruar Nënën Terezë, fituese e Çmimit Nobel, murgeshës shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “më të varfërve nga të varfërit” , në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.
Është varrosur të shtunën president uzbek Islam Karimov, vetëm një ditë pasi qeveria njoftoi për vdekjen e tij në moshën 78-vjeçare.
Agnesë Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e ka nisur në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë ka udhëtuar drejt Indisë.
Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek dhe raportuesja për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, kanë shprehur keqardhjen e tyre “me shtyrjen, në Kuvend, të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”.
Me shenjtërimin e Nënës Terezë, Papa Françesku dërgon mesazh te besimtarët se shenjtorët mund të mos jenë të përsosur, thuhet në një analizë të agjencisë së lajmeve Associated Press. Humanistja shqiptare do të shpallet e shenjtë të dielën në Vatikan.
Zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Muhammad al-Adnani, është vrarë në veri të Sirisë. Zyrtarë të SHBA-së kanë konfirmuar sulmin ajror kundër tij. Adnani thuhet se ka qenë njëri nga zyrtarët që ka shërbyer më së gjati brenda grupit ekstremist dhe se ka urdhëruar sulme masive kundër Perëndimit.
Shkollat e hapura, që u krijuan nga afaristë të suksesshëm dhe burime të tjera të panjohura – ishin pjesë e përpjekjeve të theksuara të Gylenit për të krijuar “një gjeneratë të artë”.
Si pasojë e procedurave që Mbretëria e Bashkuar duhet të ndjekë në mënyrë që të dal nga Bashkimi Evropian, e gjithë kjo situatë duket sikurse të fikësh motorët e avionit, ka thënë një zyrtar evropian.
Një funeral masiv është zhvilluar në Itali për disa nga 284 viktimat e tërmetit të fuqishëm të së mërkurës. Ceremonia për 34 viktimat nga qyteti Arquata, ka filluar në një sallë të sportit, në kryeqytetin e këtij rajoni, Acoli Piceno.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Katja Drechsler, bashkëpunëtore e lartë në Akademinë e Feve të Botës në Universitetin e Hamburgut, thotë se janë mediat ato që nxisin islamofobinë në Perëndim, porse nuk duhet harruar as ndarja politike e pushtetit.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për “shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”.
Më poshtë sjellim hollësi se ku janë të ndaluara burka dhe burkini dhe në cilat vende po diskutohet për një ndalesë të tillë.
Mijëra persona janë angazhuar gjatë tërë natës që të gjejnë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të së mërkurës në pjesën qendrore të Italisë. Mbi 240 persona e kanë humbur jetën, dhe së paku 368 të tjerë janë lënduar, thonë zyrtarët italianë.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Uashingtoni u kushton “rëndësi të madhe” marrëdhënieve me Turqinë dhe i ofron “mbështetje të palëkundur” demokracisë në këtë vend, pas puçit të dështuar, më 15 korrik.
Shfaq më shumë