Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht.
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, protestoi të mërkurën, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë. Protesta u mbajtën edhe në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë e Beograd në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si e komentojnë pranimin e propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarë në Prishtinë, në Mitrovicë të Veriut dhe në Beograd kanë dhënë mendime të ndryshme.
Në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, më 27 shkurt, REL-i ka pyetur qytetarë në Prishtinë, në Mitrovicën e Veriut dhe në Beograd se a duhet ta pranojnë Kosova dhe Serbia propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, ajo jo vetëm që nxiti konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, por shkatërroi vendbanime dhe qytete të tëra në të gjithë vendin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë.
Shfaq më shumë