Qyteti i Kostiantinivkës, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, po përballet me sulme nga artileria dhe bombat ruse. Teksa viktimat civile po shtohen, një banore 84-vjeçare po i refuzon thirrjet për evakuim nga qyteti, dhe thotë se do të qëndrojë në shtëpinë e saj, me gjithë rreziqet.