Qyteti i Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, është një qendër e rëndësishme logjistike dhe ndodhet në shënjestër të trupave ruse, që po i afrohen nga drejtime të shumta. Forcat ukrainase thonë se luftimet kanë qenë të ashpra, por se kanë parë një rënie të intensitetit së voni.