Transfuzioni i antitrupave nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin. Kjo është një metodë e paprovuar për të luftuar koronavirusin - por nuk është e re për mjekësinë.
Mjekët dhe infermierët që po i trajtojnë pacientët me koronavirusin e ri, po përballen me orë të gjata brutale në punë, me numrin e vdekjeve në rritje, si dhe me frikën se mund të infektohen edhe vetë.
Me mbylljen e bizneseve të panumërta për shkak të pandemisë së koronavirusit, qeveritë po ndërmarrin veprime drastike, në përpjekje për të mbrojtur ekonomitë e tyre.
Në shumë vende të botës janë bërë të detyrueshme maskat mbrojtëse të fytyrës në kohën e pandemisë së koronavirusit. Por, a duhet që qytetarët të blejnë maska profesionale apo mjaftojnë edhe ato më të thjeshta?
Një vaksinë që krijon mbrojtje nga koronavirusi mund të jetë më shumë se një vit larg për t’u zhvilluar dhe aprovuar. Por, shumë shkencëtarë janë duke lëvizur shumë shpejt për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes COVID-19 si dhe në ndaljen e tij për t’u shpërndarë. (REUTERS)