Suficiti buxhetor i vitit fiskal 2009, sipas të dhënave preliminare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, është rreth 160 milionë euro. Zyrtarë nga kjo ministri bëjnë të ditur se, krahasuar me vitin e kaluar, tepricat buxhetore janë zvogëluar dukshëm. Por, analistët ekonomikë e quajnë të paarsyeshëm suficitin buxhetor, i cili në Kosovë vazhdon të jetë i rëndomtë.