Çfarë kanë të përbashkët Rezidenca Mezhyhirya e Ukrainës, Pallati Oguzhan i Turkmenistanit dhe Kompleksi Presidencial i Turqisë? Të gjitha u ndërtuan me shpenzime enorme, duke e ekspozuar gjërat luksoze dhe të rehatshme dhe hapësirat e shumta -- monumente të kamjes dhe fuqisë së sundimit autoritar.
Tetëdhjetë vjet më parë, në natën mes 9-10 nëntorit, 1938, forcat paramilitare naziste, së bashku me civilët gjermanë, kanë shënjestruar hebrenjtë në gjithë Gjermaninë dhe rajonet që kanë aneksuar. Kjo dhunë konsiderohet si pikënisje jozyrtare e Holokaustit. (Përgatiti:Krenare Cubolli)
Dhjetëra institucione të Çekisë dhe grupe civile kanë nxituar ta nderojnë personin 88 vjeçar, George (Jirzhi) Brady, i mbijetuar i Holokaustit, pasi presidenti i tyre, Milos Zeman, e tërhoqi ofertën për nderim shtetëror, që qartazi ishte koncesion ndaj Kinës.