Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Austriaku, Peter Handke ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Më poshtë shihni reagimet që nxiti ky vendim.
Në kohë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është zotuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda muajsh.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë fillimisht se në listën e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Kosovë nuk do të ketë persona që kanë aktakuza. Më vonë ai ka ndryshuar deklaratën, duke thënë se aty nuk do të ketë persona me aktakuza
Më 2 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë dhe politikanët kanë qenë në shpejtë për të uruar nxënësit për një vit të mbarë. Ndonëse kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pretenduar se është rritur cilësia e arsimit gjatë udhëheqësisë së tij, një raport i Komisionit Evropian,
Fitoret e vajzave të Kosovës nëpër garat e xhudos në botë, sa janë përshëndetur, aq edhe janë lidhur me politikën.
Pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim për të larguar nga pozitat zyrtare gjithë anëtarët e partisë që ai drejton, e të cilët dyshohen se janë përfshirë në raste të korrupsionit dhe nepotizmit, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.
Me shumë nostaligji dhe mirënjohje, shqiptarët në Kosovë kanë mirëpritur ata që cilësojnë si heronjtë e tyre. Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë fotografi, përmes së cilave janë rikujtuar përjetimet e luftës, që ka ndodhur më 1999.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për këtë Kampionat, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 2:3. Kjo njëherësh ka qenë ndeshja ndërkombëtare e 14-të me radhë, që kombëtarja e Kosovës nuk është përballur me humbje, andaj reagimet kanë qenë të shumta.
Në Serbi ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila bën thirrje që në cilëndo bankënotë të mbishkruhet: Kosova është Serbi.
Pak orë pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se disa zyrtarë shtetërorë nga Kosova “kanë dalë nga mali”, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë, si kundërpërgjigjje.
Korrigjim i “ri” kufijsh, ëndërr, dhe me raste edhe tallje, është konsideruar ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Thaçi flet për kufijtë.
Ambasada amerikane ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë viza amerikane për zyrtarë nga Kosova, të përfshirë në rastet e dyshuara për krim dhe korrupsion.
Një ari që dyshohet se i kanë vrarë të vegjëlit ka shkaktuar dëme në një fshat të Prizrenit. Agjencia Pyjore e Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e këtij ariu, pavarësisht pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të tij.
Pavarësisht zotimeve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se autoritetet do të angazhohen për “qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, qytetarët në rrjetet sociale kanë fajësuar pikërisht Qeverinë për siç kanë thënë shkatërrim të kësaj kompanie.
Një postim në rrjetin social, Twitter i ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke krahasuar historinë mes Kosovës e Serbisë dhe serialit të famshëm Game of Thrones ka nxitur reagime të shumta.
Njoftimi i autoriteteve të Kosovës për vdekjen e një punëtori në vendin e tij të punës në Mitrovicë, ka nxitur reagime të ndryshme në rrjete sociale, në shumicën e të cilave është bërë thirrje për më shumë siguri në punë.
Disa ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, janë shtuar reagimet kundër mohimit të krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë.
Shfaq më shumë