Telefonia celulare dhe përdorimi i internetit kanë njohur rritje të ndjeshme, me gjithë krizën ekonomike. Rajoni me rritjen më të shpejtë është Evropa Lindore.
Vizion i qartë për politikën amerikane për Evropën Qendrore dhe Lindore. Kjo është ajo që Vaclav Havel pret të dëgjojë nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.
Në samitin e G8-ës, që po mbahet në L’Akuila të Italisë, pjesëmarrësit janë pajtuar për synimet gjatë disa dekadave të ardhshme për ndryshimet klimatike. Por, vendet me ekonomi në zhvillim, siç janë Kina, India dhe Brazili, hezitojnë të pajtohen me këto objektiva.
Kreu i Bankës Qendrore amerikane ishte i pari që foli për shenja pozitive në ekonominë amerikane. Pas tij, një mori lajmesh të mira erdhën dhe nga disa vende evropiane dhe aziatike. Pyetja shtrohet - a po merr kthesën e mbarë ekonomia botërore?
Ministrat e Financave të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë janë angazhuar se do t’i marrin hapat e nevojshëm për të ndryshuar ritmet e rënies në ekonominë globale. Problemi, sipas ekonomistëve, qëndron se përveç deklaratave, pak dihet për planet konkrete që këto shtete do t’i ndërmarrin.
Sikur lajmet nga ekonomia të mos ishin mjaft depresive, kjo javë solli edhe dy paralajmërime të zymta. OKB thanë se papunësia mund të rritet për 50 milionë, ndërsa FMN paralajmëroi stagnim të ekonomisë.
Viti 2008 do të mbahet në mend si vit që u përshkua me një krizë financiare, e cila paraqitet një herë gjatë një shekulli. Kriza shkaktoi lëkundje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive.
Ai është njëri nga shkrimtarët çekë më të njohur, autori i librit aq të duartrokitur "Lehtësia e papërballueshme e qenies". Por, tash, Milan Kundera përbën lajm për arsye tjetër. Ai po akuzohet se ka spiunuar në policinë komuniste një agjent të perëndimit, derisa ishte student në vitet 1950-ta. Kundera ka thyer qetësinë e gjatë në media për të hedhur poshtë akuzat e bëra nga një institut historik shtetëror.
Në kohën kur Evropa po ballafaqohet me krizën financiare, monedha euro po ashtu i ka problemet e veta. Prej nivelit të lartë ndaj dollarit amerikan, që e kishte arritur në korrik të këtij viti, me ç'rast këmbehej me 1.6 dollar, aktualisht ka rënë nën raportin 1.37. Analistët thonë se kjo pjesërisht reflekton besimin e një pjese të investitorëve se Shtetet e Bashkuara mbase do të dalin më shpejt nga kriza financiare sesa Evropa.