Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Borbardhë Mazreku nga Malisheva, rreth gjashtë vjet më parë, nisi idenë e një biznesi për të punësuar gratë e kësaj zone. Prodhimi i ëmbëlsirave dhe shitja përmes rrjeteve sociale, më vonë u shndërrua në biznes familjar ku janë të punësuara të paktën 15 gra.
Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është "vetë jeta".
Vrasja e Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë ka shkaktuar reagim publik me kërkesa për ndaljen e dhunës mbi baza gjinore dhe vrasjes së grave.
Tre të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, u paraqitën të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Pritjet e gjata në radhë për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë shumë të mundimshme për qytetarët. Ata janë të obliguar të zgjohen herët dhe të presin me orë të tëra nëpër recepsione, dhe nëse kanë fat, kontrollohen.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ku mbahen prova të rëndësishme për vdekjet e dyshimta në Kosovë, u përfshi nga zjarri dy herë brenda këtij viti.
Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë. Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Prishtinë më 20 nëntor se aleanca po shqyrton nëse është i nevojshëm shtimi i përhershëm i pranisë ushtarake në Ballkan. Stoltenberg i bëri këto komente duke iu referuar sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Pasi u kthye në Kosovë pas luftës, Lebibe Topalli nisi misionin e saj për ta ndryshuar pamjen e Ferizajt. Qytetit pa lumë e me pak gjelbërim i kanë dhënë ngjyrë mbi 100 muralet e pikturuara nga Lebibja dhe artistët e përkrahur nga ajo.
Disa shqiptarëve të zhvendosur nga Mitrovica e Veriut më 1999, po iu rindërtohen shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës. Ata shprehen të lumtur që po kthehen në lagjet tyre pas 24 vjetësh dhe urojnë të jetojnë të qetë pa pasur nevojë të largohen sërish shkaku i tensioneve ndëretnike.
E sfiduar nga ndërrime të gjata në punë dhe raste të shumta tragjike, mjekja Dafina Rushiti-Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente, për më shumë se dy dekada është shndërruar në roje shprese duke luftuar palodhur për jetën e pacientëve të saj.
Jeta e Sevdije Hoxhës mori një kthesë të papritur në vitin 2018, kur mjekët ia dhanë lajmin se vuante nga një sëmundje që ia pamundëson zhvillimin e pasionit të saj, punën artizanale.
Në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Leposaviq, një mur betoni i ngritur nga Policia e Kosovës për të luftuar kontrabandën, e ka vështirësuar jetën e përditshme të banorëve të zonës, përfshirë Stanimir Jovanoviqin, i cili jeton në Leposaviq
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar.
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Mes tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plagët e luftës që përfundoi 24 vjet më parë i ndiejnë ende afër zemrës të mbijetuarit. Në fshatin Cerajë në Leposaviq, 75-vjeçarja Fetije Avdyli kujton dy fëmijët e saj të vrarë gjatë luftës.
Shfaq më shumë