Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një monitorim i cilësisë së ajrit i kryer në Obiliq nga organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit, CEE Bankwatch dhe INDEP, ka konstatuar tejkalim enorm të nivelit të ndotjes nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
Shpërthimi që ndodhi në Bejrut më 4 gusht shkatërroi hotelin në të cilin çifti, Ahmad dhe Israa, do të mbanin dasmën e tyre. Nusja ishte duke bërë fotografi në momentin kur ndodhi shpërthimi, i cili deri më tani ka lënë mbi 140 persona të vdekur.
Banorët në Bejrut kanë filluar t’i pastrojnë shtëpitë e tyre pas shpërthimit të datës 4 gusht, derisa fotografitë nga satelitët tregojnë shkallën e shkatërrimit të portit të qytetit.
Kosova ka shumë pak kapacitete ujore, por po ndërton dhjetëra hidrocentrale. Banorët që jetojnë buzë rrjedhës së lumenjve, shprehen të dëshpëruar për faktin se po u shkatërrohen lumenjtë para syve.
Në lumin Llap, banorët po derdhin mbeturina dhe ujëra të zeza, duke e ndotur këtë resurs ujor.
Testimet në Universitetin e Oksfordit për vaksinën kundër koronavirusit kanë dhënë rezultate premtuese.
Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalin tensionet pas përleshjeve kufitare në Kaukazin Jugor, ku vdiqën 16 persona.
Familjarët e personave me COVID-19 vazhdojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në spital, për t’iu dërguar ilaçe dhe ushqime.
Në Maqedoninë e Veriut, 15 parti politike janë duke luftuar për 120 ulëse të parlamentit. Këto do të jenë zgjedhjet më të veçanta parlamentare sepse do të mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit, Për këtë arsye janë vendosur edhe protokolle të veçanta shëndetësore që duhet t’i përmbahen.
Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese.
Në Prishtinë dhe tri komuna të tjera të Kosovës janë rikthyer masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00. Ky vendim ka ardhur pas shtimit të numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.
Reagimet e qytetarëve në Prishtinë, pas aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Qytetarët serbë të Kosovës janë duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Pritjet e tyre janë të ndryshme, për një të ardhme më të mirë, për paqe dhe qetësi, por ka edhe mjaft qytetarë skeptikë. Në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë, shumica e serbëve lokalë kanë dalë në vendvotime me maska,
Në Kosovë është shënuar Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, përmes një instilacioni të vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo ngjarje, nën moton “Bëhu Zëri Im” u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u takua të martën me krerët institucionalë të Kosovës. Ai deklaroi për mediat se nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku janë ftuar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe si dhe 15-vjetorin e krijimit të kësaj partie.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë intervistë për REL thotë se Kosova ka bërë kompromise në Pakon e Ahtisarit kur ka shpallur pavarësinë dhe se nuk bën kompromise tjera në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai po ashtu flet edhe për zgjedhjet e Serbisë, që do të mbahen m
Me 61 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministër të ri të Kosovës. Disa qytetarë kanë protestuar jashtë kuvendit, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Shfaq më shumë