Flaka Zogu është producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Naim Murseli u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, në nëntor të vitit 2023.
Partitë politike po premtojnë zgjidhje të ndryshme në fushatë zgjedhore për furnizim të pandërprerë me rrymë. Prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit është mënyra që e promovojnë shumica e kandidatëve për kryeministër, por nuk mungon as premtimi për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr.
Është shtyrë për 31 janar seanca fillestare në procesin gjyqësor kundër katër të akuzuarve për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, pasi të hënën avokatët e dy të akuzuarve erdhën të papërgatitur me arsyetimin se nuk i kanë pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Në fshatin Bibaj të Ferizajt, qytetarët festuan inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Banorët e fshatit shpresojnë që Trumpi me administratën e tij, të vazhdojë ndihmën për Kosovën, në veçanti në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.
Tri fushat e veçanta ku do të testohet marrëdhënia transatlantike Uashington-Bruksel.
Donald Trump përballet me dy nga sfidat më të mëdha të politikës së jashtme pas marrjes së detyrës së presidentit. Në qendër të vëmendjes janë Rusia dhe Ukraina, veçanërisht lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, që ka shkaktuar humbje të mëdha dhe ka tronditur stabilitetin evropian.
Fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nisi të shtunën më 11 janar. Fjalë të ashpra drejtuan për njëri-tjetrin disa prej kandidatëve për kryeministër, duke shpërndarë akuza për korrupsion, tradhti, mashtrim dhe varfërim të qytetarëve.
Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kanë hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në orën 07:00 të datës 9 shkurt, kur do të nisë votimi. Në këtë garë zgjedhore marrin pjesë 28 subjekte politike me gjithsej 1.280 kandidatë.
Meta ka njoftuar për ndryshime të mëdha në politikat e moderimit, duke lejuar më shumë përmbajtje politike dhe duke zvogëluar censurimin në platformat e saj Facebook, Instagram dhe Threads.