Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Inteligjenca artificiale (IA) tashmë ka hyrë në përditshmërinë e nxënësve në Kosovë, nga esetë e deri te detyrat e shtëpisë.
Në mesin e dhjetë shteteve të Evropës, Kosova u rendit si vendi i dytë më i varfër, nga platforma World Atlas, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Një pronë është gjëja e parë që duhet ta sigurojë dikush kur vendos të investojë në Kosovë. Por, kur ajo është e shtetit, situata bëhet e ndërlikuar.
Nga vendi i prodhimit e deri në tryezën e konsumatorit, ushqimet duhet të kalojnë një zinxhir të kontrollit të cilësisë, por zakonisht ka një dyshim se sa të sigurta janë produktet që konsumohen nga tregu i Kosovës.
Kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit po marrin nga shteti i Serbisë leje për gurore, në afërsi të segmentit të planifikuar të autostradës drejt Malit të Zi.
Në shumë shtete Dita e Evropës trajtohet si ditë simbolike që shënon fillimin e bashkëpunimit evropian, ndërsa Kosova këtë datë e ka ende në kalendarin e festave zyrtare, duke mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ruan këtë praktikë.
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit është një sinjal pozitiv, por duhet të bëhet më shumë që vendi të renditet edhe më lart, vlerëson ligjëruesi i politikave mediale, Jeton Mehmeti.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 708 milionë gra në botë nuk janë pjesë e fuqisë punëtore - jo sepse nuk punojnë, por sepse puna e tyre nuk paguhet.
Kosovës i duhet stabilitet politik për të tërhequr më shumë investime të huaja, vlerëson Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim për sulmin e 2023-tës në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla mori 30 vjet burg për ndihmën që ua ofroi. Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës, krimi i kryer më 2023 ishte i planifikuar dhe i motivuar nga përfitimi i sigurimit jetësor.
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot vendimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme është rikthyer në fokus, me disa dilema se si do të zbatohet në praktikë si proces.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur bllokadë detare ndaj Iranit, duke kontrolluar ose ndaluar anijet që hyjnë në portet iraniane, pas dështimit të bisedimeve për paqe.
Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor më 3 prill 2026.
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh në Gjykatë Kushtetuese, pasi dokumenti më i lartë juridik i vendit, që u miratua më 9 prill 2008, sot nuk lexohet njëjtë nga të gjithë aktorët. A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e tij nuk duket gjëkund.
Adoleshentët janë veçanërisht të cenueshëm nga rrjetet sociale, ku krahasimi me të tjerët, përdorimi i filtrave dhe bullizmi online mund të shkaktojnë ankth dhe depresion, vlerëson psikologia Erestinë Uka.
Dezinformatat në Kosovë kanë ndryshuar drejtim: nga lajmet politike të përditshme, te manipulimi i historisë dhe narrativit për Kosovën nga viti 1999.
Shfaq më shumë