Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.