Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me prejardhje nga qyteti perëndimor i Kosovës - Peja, notari Adell Shaboviq po përballet me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në Lojërat Olimpike, Parisi 2024.
Që nga dhjetori i vitit 2023, për disa kategori të fëmijëve janë limituar ose mbyllur shumë shërbime që më parë ofroheshin falas nga organizatat joqeveritare në Kosovë.
Bujar Mehmetit i është thënë se është personi më i ri në moshë që është pranuar ndonjëherë në studimet për doktoraturë në departamentin e fizikës mjekësore në Universitetin e Wisconsin-Madisonit.
Në 12 vjet, popullsia në Shqipëri ka pësuar ndryshime të shumta. Të dhënat e regjistrimeve të fundit të popullsisë tregojnë se mosha mesatare është rritur, njësitë familjare janë zvogëluar dhe numri i besimtarëve myslimanë, katolikë e ortodoksë është ulur.
Që nga viti 2015, veteranët e luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, që kanë qenë të papunësuar, marrin pension mujor prej 170 eurosh.
Hapja e Observatorit dhe Planetariumit të parë Kombëtar në Kosovë, ka bërë që shumë ekspertë të huaj të astronomisë ta kenë destinacion fshatin Rashincë të komunës së Shtimes. Pranë pajisjeve të dhuruara nga kompani amerikane, disa të rinj mësuan nga ekspertët për fushën e astronomisë.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC), nga më shumë se 13 mijë të vdekurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi dhjetë mijë janë viktima civile. Prej tyre, mbi 1.000 janë fëmijë.
Njëzet e katër ekipe kombëtare, gjashtë grupe, dhjetë stadiume. Nga 14 qershori deri më 14 korrik, përfaqësueset evropiane të futbollit do të luftojnë për fitore në secilën ndeshje, me të vetmin synim: ta rrëmbejnë trofeun e Euro 2024 në Berlin.
Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e personaliteteve që 25 vjet më parë kishin pozita të larta politike.
Rreth 250 kilometra larg Prishtinës, dy kosovarë kanë gjetur strehë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Ligji për arsimin parauniversitar në Kosovë përcakton që vijimi i shkollimit nga klasa e parë në të nëntën, është i detyrueshëm dhe përgjegjës kryesor parashihen prindërit e fëmijës.
Për 1 Qershor, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, organizata The Ideas Partnership bëri një shfaqje artistike dhe disa eksperimente shkencore me fëmijë kryesisht nga pakicat etnike në Kosovë.
Për tetë për qind parashihet të jetë zvogëluar popullsia e Kosovës që nga viti 2011, kur u bë regjistrimi i fundit i popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Që nga korriku i vitit të kaluar, Vjollca - emër i vendosur nga Radio Evropa e Lirë - është transformuar. Me gjithë faqet më të rrumbullakosura e flokët e lyera, ajo që e ka ndryshuar pamjen e saj më shumë, është buzëqeshja që më parë i mungonte.
Mospranim, dhunë psikologjike e fizike, diskriminim. Personat e komunitetit LGBTI+ në Kosovë dhe aktivistët për të drejtat e tyre raportojnë për probleme të tilla tash e shumë vite, me gjithë ligjet që e ndalojnë diskriminimin.
“Nxënësit askund nuk kanë mundësi të mësojnë se kush janë këto komunitete. Në libër të edukatës qytetare, aty përmendet se në Kosovë jetojnë edhe romë, boshnjakë, serbë, etj. Por, nuk mësohet për këto komunitete”
Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak.
Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra - si arsimi apo shëndetësia - burrat gëzojnë pagë mesatare më të lartë. I vetmi sektor ku gratë paguhen më shumë, është ai i transportit dhe magazinimit.
Detajet e historive të vrasjes së grave në Kosovë janë të llojllojshme. Por, për shumicën e tyre është një e përbashkët: ato janë vrarë nga partnerët e tyre.
Me gjithë bazën ligjore për ta luftuar dhunën në familje, çdo vit në Kosovë vriten gra nga partnerët e tyre. Me ndëshkime të ulëta e moszbatim të ligjeve, institucionet shtetërore akuzohen se po dështojnë t’i mbrojnë gratë.
Shfaq më shumë