Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Partitë politike po përmbyllin fushatën zgjedhore, gjatë së cilës organizuan mitingje masive, pa i respektuar masat kundër COVID-19. Policia ka qëndruar indiferente në shumicën prej këtyre tubimeve.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami. Ajo ka realizuar në Skenderaj, flamurin e Kosovës, të madh mbi 1,200 metra katrorë. Aktualisht rekordi mbahet nga një shkollë në Mongoli.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike.
Qindra të burgosur punojnë punë të ndryshme brenda burgjeve të Kosovës. Në burgun e Dubravës, të burgosurit kanë punuar disa tavolina dhe karrige, të cilat i janë dhuruar organizatës “Down Syndrome Kosova”.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Kosovë nuk lejohen tubime në ambiente të mbyllura me më shumë se 30 persona, si dhe ndalohen të gjitha tubimet që kanë më shumë se 50 pjesëmarrës. Mirëpo të dyja rregullat janë shkelur me nisje të fushatës zgjedhore më 3 shkurt.
Deri të dielën pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të përmbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës. Deri të premten, më 29 janar, e drejta e votës u është verifikuar më shumë se 52 mijë votuesve.
Në shumë dritare të shtëpive dhe banesave në Prishtinë dhe vendbanime tjera qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjtë respekti për të vrarët gjatë luftës së viteve 1998-99. Një iniciativë e tillë është marrë nga organizata jo qeveritare “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
Shumë shtëpi janë përmbytur në rajone të ndryshme të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga uji. Derisa ende nuk dihet shuma totale e dëmeve të shkaktuara, banorët shpresojnë në ndihmë institucionale.
Dhjetëra shtëpi janë vërshuar nga uji ditën e martë në Vushtrri pasi lumi Sitnica doli nga shtrati. Ekipet emergjente dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë larguar banorët nga zona e përmbytur.
Në rajone të ndryshme të Kosovës, disa fshatra janë bllokuar pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës. Shumë rrugë e ura janë dëmtuar dhe si pasojë është bllokuar trafiku për disa orë.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, shumë pjesë të Kosovës janë vërshuar. Reshjet kanë mbyllur qarkullimin në disa pjesë të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje nga disa komuna të Kosovës, të prekura nga vërshimet.
Dy garat e balotazhit në shtetin e Xhorxhias do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Senatin amerikan dhe agjendën legjislative të presidencës së Joe Biden. Votimi i 5 janarit, vë përballë dy senatorët aktualë republikanë me kundërkandidatët e tyre demokratë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Loriana Kuka është xhudistja më e re e familjes Kuka nga Peja. Ajo, gjatë vitit 2020, ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare, në të cilat ka marrë dy medalje të bronzta. Në vitin 2021, Loriana shpreson të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio.
Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë thonë se janë lodhur nga pandemia dhe mezi presin që ajo të përfundojë. Disa prej tyre tashmë kanë bërë plane se çka do të bëjnë pas mbarimit të pandemisë.
Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspozuar punime dore të punuara nga gratë e dhunuara gjatë luftës. Këto punime dore po kërkohet që të jenë edhe dhurata protokollare. Një kënd i tillë është hapur më herët edhe në Kuvendin e Kosovës.
Që nga djegia e disa antenave të telefonisë mobile në veri të vendit më 2008, në disa pjesë të kësaj pjese të territorit të Kosovës mungon sinjali i operatorëve Vala dhe IPKO, por jo edhe i operatorit serb, Mts d.o.o që ka leje të kufizuar.
Një grua 90 vjeçare nga Britania e Madhe, është bërë personi i parë në botë që ka marr vaksinën kundër COVID-19, pak ditë pasi ky vend aprovoi vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech.
Gjetja e një vendi pune është sfidë e vështirë për të rinjtë kosovarë. Studentët që kanë diplomuar së fundmi, nuk presin se do të punësohen shpejt. Ata thonë se pandemia e koronavirusit të ri, i ka tkurrur mundësitë për vende pune, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat.
Shfaq më shumë