Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Demarkacioni me Malin e Zi dhe drejtësia apo lufta kundër korrupsionit, janë dy çështje, mbi të cilat misioni vlerësues i Komisionit Evropian, ka vënë theksin, thotë Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës.
Masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nuk njihen më certifikatat e ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet serbe për transportuesit e lëndëve të rrezikshme, do të vazhdojë deri në një vendim të ardhshëm, thonë zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po përfliten gjithnjë e më shumë si opsion për dalje nga kriza politike. Por, analistët tërheqin vërejtjen se ka shumë mosbesim ndërmjet partive politike dhe një fushatë eventuale zgjedhore sivjet do t’i rriste edhe më shumë tensionet.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se plasaritjet e shpërfaqura të premten në opozitë, shënojnë fundin e bashkimit të saj. Ditën e premte, kryetari të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se nuk është i gatshëm t’i ndjekë metodat e të protestuarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Serbët e Kosovës do të votojnë për zgjedhje parlamentare të Serbisë, të cilat mbahen më 24 prill dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët i përfaqësojnë ata në institucionet e Kosovës, u kanë bërë thirrje që të votojnë për Partinë Progresiste të Serbisë.
“Kryeministri Isa Mustafa me një ton kërcënues më ka thënë se do ta paguaj shtrenjtë”, shpjegon Vehbi Kajtazi, gazetar i gazetës online Insajderi, kërcënimin të cilin pretendon se ia ka bërë kryeministri Mustafa.
Në rubrikën "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, përfaqësues të Qeverisë dhe ata të opozitës, akuzojnë njëri-tjetrin për legjitimim të dhunës, brenda Kuvendit dhe jashtë tij, si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Ura kryesore mbi lumin Ibër, në të cilën është vendosur barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes” do të nis të riparohet së shpejti, kanë theksuar zyrtarët e dy komunave të Mitrovicës, të jugut dhe veriut.
Ka apo jo të meta procesi i shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, këtë do ta vlerësojë grupi ad hoc, me tre ekspertë ndërkombëtarë, i themeluar nga presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga.
Mosratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk vlerësohet se mund të paraqes pengesë, në këtë fazë, për Kosovën, në marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Autoritetet e Kosovës kanë bërë me dije se kanë ndaluar hyrjen në Kosovë të teksteve shkollore nga Serbia, që nga shtatori i vitit 2015. Kjo sipas tyre është kundërpërgjigje ndaj Serbisë me veprimet e fundit që ka bërë ndaj Kosovës.
Liderët serbë, që kundërshtojnë integrimin e serbëve të veriut të Kosovës në institucionet e vendit, kanë paralajmëruar dërgimin e një peticioni me 21 mijë nënshkrime, për të kërkuar zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në veri të Kosovës.
Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, juridikisht dhe formalisht konsiderohet Gjykatë Penale e Kosovës, por në esencë ajo është gjykatë penale ndërkombëtare, vlerësojnë njohësit e të drejtës penale në vend.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë në pritje të një vlerësimi pozitiv të përmbushjes së kritereve nga një mision vlerësues i Komisionit Evropian, kah mesi i muajit mars. Ata thonë se janë përmbushur të gjitha kriteret, por, njohësit e integrimeve evropiane shprehin mendimin se indikacionet nuk janë në favor të një vlerësimi pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën.
Çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet si temë në dialogun e Kosovës me Serbinë, në Bruksel, vlerësojnë përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, por edhe të institucioneve që merren me këtë çështje. Ata theksojnë se angazhimi i njëanshëm nuk mund ta zgjidhë këtë çështje, pa një presion ndërkombëtar mbi Serbinë.
Nuk ka pasur kushtëzime nga Lista Serbe për votimin e Hashim Thaçit për president të ri, ndërkaq kërkesa për një komunë të re me shumicë serbe, është e hershme, ka thënë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj.
Bashkësia serbe në Kosovë mund ta krijojë edhe një komunë të re me shumicë serbe, të njëmbëdhjetën me radhë. Në këtë kontekst, katër fshatrat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, do të mund të formonin komunën e re.
Filmi “Shok”, me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, është filmi i parë i cili e përfaqëson kinematografinë e vendit për çmimin Oscar.
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, u përcoll me protesta të pasuesve të partive opozitare në Kosovë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë shmangur një përplasje të tyre me simpatizuesit e PDK-së, të cilët kanë parakaluar drejt selisë së kësaj partie në Prishtinë.
Për presidentin e Kosovës do të votohet në tri raunde, në rast se ka kuorum prej 80 deputetëve. Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, thotë se në rast se dështon zgjedhja në të tri raundet, kjo nuk nënkupton shkuarje automatike në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Shfaq më shumë