Filmbërësi iranian, Mohammad Rasoulof, iku nga vendi i tij këtë vit, pasi xhiroi fshehtas një film që tani është nominuar për një çmim Oskar. Regjisori i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për filmin është frymëzuar nga një rojë burgu, me të cilin kishte folur sa kishte qenë në burg në Iran.