Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë dhe nënë e dy fëmijëve, është ribashkuar me familjen e saj, afër Uashingtonit, pasi u lirua në një shkëmbim historik të burgosurish, pas nëntë muajsh burgimi në Rusi.
Një burrë 56-vjeçar doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën kundër pushtimit rus, pavarësisht se më herët atij i ishin amputuar të dyja këmbët.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri të ditur se do të largohet nga gara presidenciale e këtij viti.
Policia ukrainase ka nxitur banorët që të evakuohen nga Lipci, një fshat i dërrmuar nga lufta në rajonin e Harkivit, rreth 5 kilometra larg kufirit me Rusinë. Vetëm disa fshatarë kanë mbetur në atë që dikur ishte vendbanim i qetë, mes shtimit të sulmeve ajrore ruse.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka kaluar disa ditë me njësitet ukrainase që po mundohen t’i zmbrapsin përpjekjet ruse për të avancuar edhe më thellë në rajonin lindor të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se komandanti i Forcave të Përbashkëta të ushtrisë ukrainase, Yuriy Sodol, do të zëvendësohet nga gjeneral brigade Andriy Hnatov. Ky hap u ndërmor pasi Sodol ishte kritikuar për humbje të shumta dhe për taktika të vjetruara.
Një ekip artiljerësh ukrainas përbën një grup të veçantë tifozësh të ekipit kombëtar të Ukrainës, i cili po garon në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024. Ushtarët shfrytëzojnë ndërprerjet e vogla të luftimeve për të shikuar ndeshjet në një telefon mobil.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se dhjetëra shtete janë pajtuar të marrin pjesë në një samit më 15 dhe më 16 qershor në Byrgenstok, me qëllim gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë – por Rusia nuk do t’iu bashkohet atyre.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë kundër trupave ruse, të cilat vazhdimisht janë munduar të avancojnë në rajonin verilindor të Harkivit.
Në Parlamentin e Gjeorgjisë pati përleshje të ashpra, para se një ligj i kontestueshëm për “agjentët e huaj” të miratohej në leximin e tretë dhe përfundimtar, më 14 maj.
Pavarësisht urdhrave nga Kievi për t’u riregjistruar për shërbim ushtarak, dy baballarë ukrainas, të cilët i kanë zhvendosur familjet e tyre në Republikën Çeke, nuk planifikojnë të jenë në mesin e rekrutëve të mundshëm për të luftuar për atdheun e tyre.
Trupat ukrainase, në disavantazh, po luftojnë për t’i frenuar sulmet ruse, teksa Moska po synon të pushtojë më shumë territore në rajonin e Donbasit.
Në pritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, artiljerët e Brigadës së 148-të Artilerisë të ushtrisë ukrainase, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Ukraina do ta humbte luftën kundër Rusisë, nëse nuk do të furnizohej me më shumë municione.
Me një ofensivë të mundshme ruse në horizont, Ukraina po lufton për ta mbajtur vijën e frontit, mes mungesave të armëve dhe të ushtarëve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij mund ta humbë luftën nëse nuk merr më shumë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Vladimir Putin pritet ta zgjasë sundimin e tij prej dekadash në Rusi, në zgjedhjet e 15-17 marsit në vend. Mandati i ri gjashtëvjeçar do të ishte i pesti i Putinit në pushtet, që do ta mbante atë në Kremlin deri më 2030.
Njësite të ushtrisë ukrainase kanë nisur fushatat e veta për rekrutimin e luftëtarëve të rinj, teksa Kievi po shqyrton plane mobilizimi, pas dy vjetësh luftë si rezultat i pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.
Rreth 20.000 trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kaluan lumin Vistula, në Poloninë veriore, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake, të quajtur Dragon 24.
Pasi u tërhoqën nga Avdivka, njësitë ukrainase janë duke u ngutur për të ndërtuar pozicione të reja mbrojtëse në perëndim të qytetit. Siç raporton ekipi i REL-it nga terreni, shumë banorë të Avdivkës kanë ikur.
Kur talibanët ua ndaluan grave shkollimin në Afganistan, dhjetëra mijëra studenteve iu mohuan studimet universitare, duke shënuar një hap të madh prapa për të drejtat e grave atje.
Organizata ukrainase e vullnetarëve, Unburned, ofron trajtim estetik mjekësor për njerëzit që kanë pësuar dëmtime të lëkurës, si rezultat i pushtimit nga Rusia. Rehabilitimi dhe rikonstruktimi mundësohet pa pagesë për ata që kanë pësuar djegie lufte.
Shfaq më shumë