Ushtria ukrainase ka publikuar pamje të xhiruara nëpërmjet një droni, ku shfaqen trupat e saj duke kaluar nëpër një terren të ngrirë, para se të përballeshin me bombardime.
Andriy Kuzakov, korrespondent i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, ka kaluar një ditë bashkë me një njësit ukrainas të zbulimit ajror, përgjatë vijës së frontit midis Bahmutit dhe Soledarit, ku luftimet brutale po vazhdojnë.
Armët e mundësuara nga Perëndimi, përfshirë obusët vetëlëvizës, po u ndihmojnë trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për rimarrjen e territoreve të okupuara nga trupat e armikut.
Një njësit evakuimesh i policisë ukrainase, i quajtur “Engjëlli i bardhë”, ende po punon për t’i nxjerrë banorët vendës nga qyteti i Bahmutit, i cili ndodhet nën sulme nga forcat ruse.
Njësitet ukrainase të tankistëve në vijën e frontit po luftojnë kundër trupave të sapomobilizuara ruse. Ato thonë se përforcimet e Rusisë dërgohen në betejë shpesh pa përvojën apo pajisjet e duhura, dhe se ushtarët e vdekur rusë menjëherë zëvendësohen me rekrutët e rinj.
Vullnetarët ukrainas po i kontrollojnë kufomat e ushtarëve rusë për kurthe, teksa ata po e pastrojnë zonën, pas luftimeve përreth qytetit të sapoçliruar të Limanit.