Zhurmat e çekiçëve dhe makinerive të ndërtimit e thyejnë heshtjen e verës në kryeqytetin pothuajse të boshatisur në kulmin e pushimeve vjetore. Më gjithë udhëzimet e Qeverisë për parandalimin e valës së nxehtësisë që punëtorët e ndërtimit të mos dalin në temperatura të larta në mesditë, në qendër të Shkupit, punëtorët po punojnë në ndërtesat e papërfunduara nga projekti kontrovers i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i njohur si “Shkupi 2014”.