I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mban epërsinë si kandidati me më së shumti vota nga të gjitha partitë.
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka shtyrë edhe për dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Qytetarët e Kosovës përfundimisht i shpëtuan rritjes së çmimit të faturës së energjisë elektrike për vitin e dytë radhazi, por kjo nuk nënkupton se ata nuk do të përballen me një rritje të mundshme vitin e ardhshëm.
Qytetarë serbë në veri të Kosovës ankohen për fatura të “fryra” dhe mungesë transparence në matjen e rrymës së shpenzuar.
Biznesmeni nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i cili është në kërkim nga autoritetet kosovare për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është pronar i dy apartamenteve luksoze në Beograd, me vlerë milionëshe.
Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret. Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.
Ushtarët e Kosovës në Gazë - në njërën prej krizave më të ndërlikuara në botë. Për herë të parë, Kosova hyn në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit është një sinjal pozitiv, por duhet të bëhet më shumë që vendi të renditet edhe më lart, vlerëson ligjëruesi i politikave mediale, Jeton Mehmeti.
Këshillat janë të shumta e të llojllojshme: shiko kalendarin kinez, shpërlaju me sodë buke, ndërroje anën e mitrës, mbet shtatzënë në ditën e ovulimit, konsumo mish viçi dhe burri të pijë më shumë kafe…
Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.
Shfaq më shumë