Zgjedhjet e reja në Kosovë vijnë në një klimë të thellë bllokade politike, ku mungesa e kompromisit mes partive ka zhvendosur garën nga programet drejt emrave dhe përplasjeve personale.
Kosova mund të jetë më pranë integrimit në Bashkimin Evropian, pas një iniciative të re që synon përfshirjen graduale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Evropian.
Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të kundërta lidhur me akuzat për presione ndaj punonjësve në institucionet serbe në Kosovë, shkarkime nga puna me motive politike dhe shantazhe të dyshuara në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Një pronë është gjëja e parë që duhet ta sigurojë dikush kur vendos të investojë në Kosovë. Por, kur ajo është e shtetit, situata bëhet e ndërlikuar.
Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.
Komuna e Prishtinës po promovon para investitorëve të huaj projekte madhore, me ankesa për mungesë të përkrahjes nga institucionet qendrore. Për disa projekte ka paqartësi për mënyrën e realizimit - përfshirë ato që lidhen me Lojërat Mesdhetare 2030, ku dy institucionet janë bashkorganizatore.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës.
Gordana Nedelkoviq dhe Mirosllav Ristiq nga territori i komunës së Graçanicës janë njoftuar se janë shkarkuar nga puna, për faktin se, siç thonë vetë ata, nuk e mbështesin Listën Serbe, por Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
FSK-ja është drejt transformimit në ushtri me kapacitete të plota, por ende nuk ka spital ushtarak funksional.
Deri më tani janë aprovuar gati 110 mijë kërkesa të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Edhe pse mbi 25 mijë kërkesa mbeten ende në shqyrtim, ky tashmë është numri më i lartë i regjistruar për votim nga jashtë në një proces zgjedhor në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara duan ta ndryshojnë mënyrën se si furnizohet me energji Ballkani Perëndimor, duke bërë një rrjet marrëveshjesh për importin e gazit të lëngshëm (LNG).
Stadiumi i Kishnicës - një fshati kodrinor vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë – dikur ëndërronte ta shihte uruguaianin e famshëm Luis Suarez duke shkelur barin e tij, por sot është gëlltitur nga natyra i lënë në harresë.
Shfaq më shumë